Kartëmonedha të reja moderne, Banka e Shqipërisë zbulon serinë që do të hidhet në treg

1302
0

Të enjten e ardhshme Banka e Shqipërisë do të prezantojë kartëmonedhat e reja që do të hidhen në treg duke nisur nga ky vit.

Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e parasë vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë lekut shqiptar pamjen e një kartëmonedhe moderne.

Të parat që do të hidhen në qarkullim janë kartëmonedha 200 dhe 5 mijë lekëshe, ndjekur nga të gjitha prerjet e tjera.

Ndërsa vitin e ardhshëm për herë të parë do të kemi një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe. Kjo valutë do të mbajë figurën e poetit të njohur Asdreni, shoqëruar me vargje nga Himni Kombëtar.

Banka e Shqipërisë i quan këto ndryshime një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për këtë institucion, por për gjithë shtetin shqiptar.