“Kaq mundësi kemi”/ Rama për pensionet: Kemi shumë pensionistë prandaj nuk..

195
0

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS u shpreh se numri i pensionistëve është shumë më i lartë se ai i punonjësve të shtetit.

Duke vijuar më tej teksa sqaronte se kjo ndikon në shifrën që merr çdo pensionist, ndërsa u shpreh se “kaq mundësi ka”, sa i përket kësaj shtrese.

Nga ana tjetër Rama u shpreh gjithashtu se të rinjtë nuk duhet të ankohen dhe të thonë se “gjyshi apo babai e ka pensionin e ulët”, pasi ata nuk kanë paguar kontributet.

“Unë e di shumë mirë që për pensionistët nuk do mjaftojë dot asnjëherë ajo që ne bëjmë në raport me ata që bëjnë. Por në mënyrë transparente këto janë mundësitë dhe këto janë shifrat. Kemi një numër të lartë pensionistësh krahasimisht me numrin e punonjësve të shtetit dhe për këtë arsye edhe rritja e pensioneve është me e ngadalte.

Duke pasur parasysh që nëse ka një gropë që ne nuk e kemi mbyllur ende është gropa e krijuar nga mungesa e kontributeve shoqërore. Se kollaj është sot të thuash se gjyshi apo babai ka një pension të ulët, por duhet të pyesësh veten që unë kam paguar kontribute që gjyshi apo babai të ketë një pension të mirë? Përgjigjja është jo”, tha Rama.