Edhe pse dita e 6 Janarit duhet që të jetë simbol bashkimi për besimtarët e krishterë, në qytetin e Beratit duket se nuk ka ndodhur kështu. Në momentin e hedhjes së kryqit nga prifti, plot 15 të rinj u sulën për ta kapur atë.
Kapja e kryqit ka nisur një sherr midis 15 të rinjve, të cilët kërkonin që të ishin ata personat që e kapnin kryqin.
Madje “konkurrenca” shkon deri aty saqë njëri prej garuesve tenton që të qëllojë me gurë njërin prej të pranishmëve pasi pretendonte se i kishte marrë kryqin në mënyrë të padrejtë.