Skip to content

Kapet nga kamerat burri grek që ndezi zjarrin që përfshiu cdo gjë(Video)

    Greku Giorgos Mitropoulos e ka lajmëruar në polici piromanin i cili para syve të tij ka vënë disa zjarre.

    Mitropoulos e ka vërejtur piromanin në Maratia dhe një kohë e kishte përcjellë, e paralelisht duke biseduar me policinë dhe duke iu përcjellë çdo detaj.

    Policia: Urdhëroni.

    Mitropoulos: Ja po ju thërras përsëri nguta Maratia, tashmë ju kam thirr para disa kohesh…

    Policia: Po?

    Mitropoulos: I thoni djemve tuaj… unë e kam lajmëruar burrin i cili e ka vënë zjarrin.

    Policia: Po e di.

    Mitropoulos: Ju lutem iu jepni numrin tim të telefonit le të më thërrasin sepse ata kanë shkuar dikur krejt tjetër, nuk e kanë gjetur, ja ku është, këtë moment po e përcjelli.

    Policia: A ka vënë edhe ndonjë zjarr, zotëri?

    Mitropoulos: Ja sa ndezi tri zjarre afër meje.

    Policia: Kuptoj.

    Zëri i femrës: Ja përsëri, e ndezi edhe një!

    Mitropoulos: Ja e ndezi edhe një zjarr…

    Policia: (e dikton numrin e telefonit patrullës)

    Mitropoulos: Pikërisht tani para neve!

    Policia: E kuptova, si quheni ju?

    Mitropoulos: Quhem Mitropoulos.

    Policia: Mitropoulos?

    Mitropoulos: Po, po dhe kam xhiruar gjithçka me kamerë!

    Në zjarret të cilët kanë filluar të hënën ta shkatërrojnë rrethinën e Athinës kanë vdekur 81, dhe janë lënduar më shumë se 180 njerëz. Në mes të viktimave ka shumë fëmijë, dhe ekziston frika që ky bilanc i zi do të rritet.