Një kaos i madh i bagazheve është parë jashtë një terminali në aeroportin më të ngarkuar të Mbretërisë së Bashkuar, Heathrow, ndërsa stafi po përballet me një “çështje të vazhdueshme me sistemin e valixheve”.
Gjendja vjen pas javësh kaosi udhëtimesh, me aeroporte të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Evropën që përpiqen të përballojnë sezonin e pikut të verës, ndërkohë që nuk ka punëtorë.
Linjat ajrore janë përballur me të njëjtat probleme me personelin, duke rezultuar në qindra anulime gjatë muajit të kaluar. Më herët, shefi ekzekutiv i Heathroë, John Holland-Kaye i tha Sky News se pasagjerët e aeroportit ishin përballur vetëm me vonesa të vogla .
Gjithashtu të premten, Aeroporti Gatwick njoftoi se po kufizon numrin e tij të fluturimeve ditore në 825 në korrik dhe 850 në gusht për të ndihmuar pasagjerët “të përjetojnë një standard më të besueshëm dhe më të mirë shërbimi” pas një rishikimi të operacioneve të tij.
An "enormous luggage carpet" has been spotted outside a terminal at the UK's busiest airport, as staff grapple with an "ongoing issue with the baggage system"https://t.co/ropdTNSjK7 pic.twitter.com/A0H87zsBdx
— Sky News (@SkyNews) June 17, 2022