“Kanë për të rritur një djalë” E afërmja e familjes Avdia thirrje Ramës dhe Çuçit: Mos e rëndoni më shumë..

5220
0

Protestës që u zhvillua para ministrisë së Brendshme i janë bashkuar edhe të afërm të vajzës 7 vjeçe që humbi jetën pasi u përplas një skaf që drejtohej nga Arjan Tase në plazhin e Himarës.

E afërmja e familjes Avdia është pedagogia Ilirjana Kuçana. Ajo kërkoi dorëheqjen e  ministrave Çuçi dhe Kumbaro, ndërsa tha se vajzes ia mori jeten një njeri i veshur me uniformë vrau Jonadën e cila ishte me pushime në breg.

Pesha që sot Bledi dhe Ermira mbajnë mbi supe është një peshë të cilën u në i bëj thirrje kryeministrit dhe ministriut që mos ia rëndojnë më plagën. Patjetër pesha që na ka rënë është një peshë shumë e madhe, dhimbja na ka kapluar por kurrsesi nuk na ka rrëzuar. Bledi dhe Ermira duhet të bëhen të fortë sepse kanë për të rritur një djalë.

Bledi është larguar 17-vjeç nga Shqipëri, dhe krijoi një familje. Me punë dhe sakrifica ai rriti fëmijët. Dashuria për atdheun e bënte Bledin të kthehej në Shqipëri. Ai edhe këtë herë u kthye në Shqipëri, ishte dita e dytë e pushimeve, ishte dita e tragjedisë.

Kryebanditi i veshur me uniformë policie, pasi i kanë thënë të largohet nga deti, është kthyer sërish në breg për të shëtitur familjen. Pasi ka përplasur vajzën, nuk i ka mjaftuar kjo, por e ka futur vajzën nën helika”, tha e afërmja.