14.5 C
Tirana

Kanë ndryshuar simptomat e Covid-19, mjeku Stroni tregon simptomat e reja: Kanë pak kollë, por…

Date:

Share:

Koronavirusi po shkakton simptoma të reja tek personat e infektur te cilat tashme janë: dobësi dhe një ndjenjë e përgjithshme e gjendjes së keqe, dhimbje të muskujve dhe barkut, si dhe të përziera, dhimbje koke dhe probleme gastrointestinale.

Edhe një studim i bërë në Britani tregon se pacientë me Covid kishin më pak kollë dhe humbje të shijes, shumicia kishin të vjella dhe diarre.

I ftuar në “wake Up”, mjeku infeksionist në QSUT, Gent Stroni bëri të ditur se në muajt dhjetor-janar kishte shumë persona të infektuar me Covid dhe më vonë u zbulua se bëhej fjalë për mutacionin anglez.

“Fillesat e pandemisë ishin me disa shenjat dhe simptoma të përgjithshme, por që dukeshin dhe kishin mundësi që njerëzit të orientoheshin kur bëhej fjalë për pjesën e nuhatjes, humbjes së shijes. Ishte pikërisht kjo që i bëri me alert njerëzit, më të kujdesshëm.

Por, që nga ajo kohë, një vit përpara deri tani kemi pasur ndryshime të vazhdueshme. Ky është një virus që tejçohet nga një person në tjetrin nëpërmjet ajrit, hundës, fytit, por jo vetëm.

Tashmë çfarë po ndodh? Në ndryshim me pjesën e parë shikojmë që përveç të tjerash ka edhe një rënie të agresivitetit dhe po të shohim në laboratorët ku ne çojmë pacientët për të bërë nëse është pozitiv apo negativ, kolegët tanë atje thonë: ‘po, ka dalë pozitiv, por me një ngarkesë të ulët virale.

Kjo gjë solli që ne të kemi një lloj ndryshueshmërie të formës si paraqitet në trupin tonë. Dhe kjo gjë solli edhe rënien e numrave në fund të ditës.

Dikur kishim një fazë të parë të qartë, tani nuk e kemi më. Pra dhe mutacionet në vetvete ndikojnë, por në fund të ditës ngelet koronavirus dhe jep po të njëjtat situata”, sqaroi mjeku.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.