Infektologu kanadez: Kjo është ajo që më frikëson më shumë nga koronavirusi

6065
0

“Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjes infektive. Unë kam parë pacientë të sëmurë çdo ditë për më shumë se njëzet vjet”, vetëprezantohet kështu Abdu SharkaWy, një infektolog i mirënjohur kanadez, i cili thotë se është i frikësuar nga humbja e arsyes dhe përhapja e një vale paniku në masë. “Kam punuar si në spitale luksoze urbane so në zonat më të varfëra të Afrikës. HIV-AIDS, hepatiti, tuberkulozi, SARS, fruthi…, ka pak prej epidemive të njohura me të cilat nuk kam qenë i ekspozuar ndaj tyre. Dhe me përjashtim të SARS-it, pak prej tyre më kanë bërë të ndjehem i prekshëm apo i frikësuar”, thotë ai.

“Nuk kam frikë nga COVID-19. Unë jam i frikësuar nga implikimet e një ‘agjenti të ri infektiv’ që po përhapet në botë. Sigurisht, jam i shqetësuar për njerëzit e moshuar me shëndet të varfër ose në rrethana të një shërbimi të dobët mjekësor, të cilët do të preken në mënyrë disproporcionale nga ky përbindësh i ri. Por nuk më tremb COVID-19.

Ajo që më shqetëson është humbja e arsyes dhe vala e frikës që i ka çuar masat në një spirale të egër paniku, duke grumbulluar sasi të paarsyeshme të çdo gjëje që mund të mbushë vetëm një vendstrehim në botën post-apokaliptike. Shqetësohem për maskat ​​N95 që janë duke u vjedhur nga spitalet dhe klinikat e urgjencës, ku ato janë vërtet të nevojshme për personel mjekësor të ekspozuar direkt dhe përdoren në vend të kësaj në aeroporte, qendra tregtare dhe kafene, duke provokuar kështu më shumë frikë dhe ankth.

Shqetësohem se spitalet do të pushtohen dhe nga ata që mendojnë se ‘mbase nuk kam gjë por mund ta kontrolloj’ dhe të gjithë ata me pneumoni që duhet të paguajnë çmimin për dhomat e pritjes të mbushura me njerëz, përballë një numri të kufizuar mjekësh dhe infermierësh në dispozicion.

Kam frikë se kufizimet e udhëtimit do shkojnë aq larg saqë dasmat, ceremonitë e diplomimit dhe eventet familjare do të anulohen. Mund ta imagjinoni ndonjëherë se po ndodh?

Shqetësohem se të njëjtat frikë nga kjo epidemi do të kufizojnë tregtinë, do të dëmtojnë partneritetet në sektorë të ndryshëm, dhe përgjithësisht do të shkaktojnë një recesion global. Por mbi të gjitha, shqetësohem nga mesazhi që u dërgojmë fëmijëve tanë kur jemi të ekspozuar ndaj një kërcënimi. Në vend të sensit të përbashkët, racionalitetit, hapjes dhe altruizmit, ne i mësojmë ata që të frikësohen.

Ne jemi larg nga zgjidhja e situatës me Covid-19. Ai do i afrohen qytetit, spitalit, mikut tuaj ose madje edhe një anëtari të familjes afër jush. Priteni atë! Dhe ndaloni të prisni për t’u çuditur më tej. Fakti është, virusi në vetvete nuk do të shkaktojë shumë dëm kur të vijë. Por sjellja dhe qëndrimi ynë i ‘luftës për veten tuaj mbi gjithçka tjetër’ mund të jenë katastrofike.

Prandaj, ju ftoj të gjithëve! Luftoni frikën me arsyen, panikun me durim dhe pasigurinë përmes edukimit. Ne kemi mundësinë të mësojmë shumë rreth higjenës së shëndetit dhe të kufizojmë përhapjen e shumë sëmundjeve ngjitëse në shoqëri. Le të përballemi së bashku me një sfidë në frymën më të mirë të dhembshurisë për të tjerët, durim dhe, mbi të gjitha, një kërkim të pandalshëm për të vërtetën, fakte dhe njohuri kundër supozimeve, spekulimeve dhe katastrofës.

Faktet nuk janë të frikshme… Lani duart dhe hapni zemrat tuaja! Kështu fëmijët tanë do të jenë mirënjohës për ne!”.