Kamerieri shqiptar behet “hero”, i shpëton jetën klientes në restorant

60
0

Një kamerier shqiptar u cilësua si hero nga mediat malteze pasi ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienteje në lokalin ku punonte.

TV Malta raportoi se Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur u informua se një kliente, Patricia Neto, po mbytej me ushqim. Endri nxitoi ta ndihmonte gruan dhe arriti ta shpëtonte .

Gruaja tha më pas se mendoi që do të vdiste pasi nuk po merrte dot frymë, por fatmirësisht shpëtoi. Vajza e saj, Carole Khosla, falenderoi Endrin përmes një postimi në Facebook. “I shpëtove jetën nënës sime dhe të jam mirënjohëse”, tha ajo.