“Kam therur gruan me thikë” telefonuesi shtang moderatorin në “Aldo Morning Show”: Kam bërë sherr me gruan..

1424
0

Zefi, një telefonues nga Rrësheni bëri një rrëfim të fortë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Ai deklaroi se e ka sulmuar gruan e tij me thikë mishi, ndërsa ajo nuk ka treguar. Zefi shprehet i penduar, i kërkon falje si dhe e falenderon bashkëshorten përmes telefonatës.

Zef: Kam bërë sherr me gruan. Me thënë të drejtën, gruas dua t’i kërkoj ndjesë nëpërmjet radios, ishalla është duke më dëgjuar tani për arsye se jam larg shtëpisë, nuk jam te shtëpia, për arsye se kam bërë një faj të madh kundër gruas. E kam therur.

Aldo: Çfarë ke bërë?

Zef: E kam therur me thikë mishi dhe ajo nuk është ankuar asnjëherë. Pra, ka bërë shumë për mua.

Aldo: Si ta kuptoj këtë shprehjen “e kam therur me thikë mishi”?

Zef: E kam therur more, ia kam ngulur thikën e mishit dhe ajo asnjëherë nuk është ankuar.

Aldo: E thua  për gallatë ti këtë apo e ke bërë vërtet?

Zef: Jo mor Aldo, por ishalla s’na dëgjon policia.

Aldo: Edhe dua ta falenderoj se ajo sillet mirë vazhdimisht, unë jam sjellë keq. Këto kohët e fundit me thënë të drejtën e kam rralluar një çikë, por s’kam çfarë i bëj.