“Kam lindur fëmijën e 13-të të Elon Musk”, Ashley St. Clair trondit rrjetin me postimin për miliarderin

1
0

Ashley St. Clair, një influencuese amerikane, ka tronditur rrjetet sociale me një postim në rrjetet sociale, ku pretendon se ka lindur një fëmijë pesë muajsh nga Elon Musk.

Ajo ka thënë se e ka mbajtur këtë informacion privat për të mbrojtur fëmijën e saj, por tani, për shkak të interesit të mediave, ka vendosur ta bëjë publik. Në postimin e saj, St. Clair kërkoi që mediat të respektojnë privatësinë dhe sigurinë e fëmijës, duke i bërë thirrje të shmangin raportimet invazive.

Pavarësisht deklaratës së saj, Elon Musk ende nuk ka pranuar publikisht këtë pretendim. Pas postimit të St. Clair, ai vazhdoi të postojë për tema të tjera, duke mos komentuar për çështjen në fjalë. Influencuesja gjithashtu falënderoi mbështetësit dhe njoftoi se do të largohej për pak kohë nga rrjetet sociale për t’u fokusuar tek familja e saj.

Nëse ky pretendim është i vërtetë, fëmija është i 13-ti për Musk, i cili ka fëmijë me katër gra të ndryshme, përfshirë binjakët dhe trinjakët me ish-bashkëshorten e tij, fëmijët me Grimes, si dhe binjakët Strider dhe Azure me Shivon Zilis.