Këtë të shtunë ishte e ftuar në “Real People”në Euroneës Albania Alma, nëna e një djali autik i cili tashmë është 19 vjeç. Ajo tha se ndonëse ka qenë e vështirë është përpjekur të kujdeset më së miri për djalin e saj, por i frikësohet të ardhmes. Ajo ka frikë se kush do ta menaxhojë djalin e saj në rast se asaj i ndodh diçka.
“Djali im ka raste të vështira, si agresiviteti, zgjehdja e ushqimeve, mënyra e menaxhimit të ditës, gjumi gjithashtu ishte shumë problem. Dy tre vite e përballon pagjumësine, por më pas fëmija rritet dhe ndahet koha, ndërsa kështu kur vitet kalojnë 19 vite është histori tjetër pastaj. Unë zgjohem natën bëj ushqimet që pëlqen ai. Ku e di nëse ndodh diçka nesër? Ku di unë ç’ndodh me djalin tim. Duhet të mendoj me strategji dhe largpamësi”,-tha ajo.
E pyetur nëse mendon se Mateo djali i saj do krijojë familjen e tij, ajo u shpreh se për momenin është në mbijetesë.
‘Do ishte e bukur, më parë e mendoja, por duke parë këtë agresivitet. Unë jam në mbijetesë tani. Është traumë për të gjithë familjen”,-tha Alma.