9.5 C
Tirana

“Kam besuar dhe besoja fort”, aktori i njohur tregon divorcin me ish-gruan dhe dashuria me studenten e tij: Mora vendimin sepse…

Date:

Share:

Aktori dhe pedagogu i njohur Genc Fuga ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka rrëfyer më shumë për jetën e tij private dhe profesionale.

Aktori ka treguar edhe si erdhi divorci me ish-gruan e parë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij të madhe 21 vjeç. Ai ndër të tjera shprehet se ka besuar dhe beson fort tek institucioni i martesës dhe familja.

Duke u ndalur tek marrëdhënia me Enin, ai ka treguar kur kanë nisur shkëndijat e para të lidhjes. Siç dihet Genci e ka pasur Enin studente, por ai ruan një etikë të fortë dhe në atë kohë e ka parë vetëm në fokusin e një studenteje dhe jo të një femre. Shumë më vonë ata janë ritakuar në sheshxhirim dhe nga aty nisi dhe historia e tyre e dashurisë.

Mirela Milori: Flasim pak për raportin me Enin, ka qenë studentja jote?

Genc Fuga: Po.

Mirela Milori: Në mos gaboj vjen nga një divorc i parë dhe keni një djalë?

Genc Fuga: Vajzë.

Mirela Milori: Sa vjeç është?

Genc Fuga: Është 21 vjeç, për momentin është në Gjermani, po studion aty. Pres të vijë nga mesi i Marsit kur të hapen edhe rrugët e Gjermanisë.

Mirela Milori: Ka elementin tuaj artistik apo jo?

Genc Fuga: Ka elementin tim të analizës së mendimit dhe pamjen, më ngjan shumë.

Mirela Milori: Humor?

Genc Fuga: Nga ai i mençuri që kam qejf unë.

Mirela Milori: Po e idealizon.

Genc Fuga: Patjetër që distanca dhe malli bëjnë të vetën, por humorin e kam trashëguar edhe tek vajzat e tjera.

Mirela Milori: Si ishte të rithemeloje jetën pas një divorci, e ke menduar “tani që u divorcova, jeta mund të vazhdojë, por martesë jo më”?

Genc Fuga: Në fakt jam ndërtuar duke krijuar një raport besimi. Institucioni i familjes ishte një nga institucionet që unë besoja dhe besoj akoma, jo vetëm si një celulë shoqërore por edhe si më e mira e mundshme për t’u trashëguar puna si prindër për fëmijët. Ndonjëherë mund të duket kontradiktore, por duhet të marrësh vendime për të arritur atë familje që në fund të fundit kërkon. Ky ishte aspekti, nuk kishte aspekt tjetër nga këto të çështjeve të mëdha për shembull mund të jenë nëpër gjykata, apo disi penale të tipit dhunë etj. Erdhi një moment i jetës që nuk po interferonin më dhe kjo më shqetësoi. Vura në perspektivë figurën tonë si prindër dhe nuk mu duk fort e bukur, kështu mu desh të merrja disa hapa për të ruajtur atë që quhet prindërim apo familje.

Mirela Milori: Kishe frikë për një martesë të dytë, sepse zakonisht kur njerëzit divorcohen thonë jo jo.

Genc Fuga: Jo thashë, besoja tek familja dhe hapi për të vajtur tek familja ishte martesa. Si me thënë rrallë kam mbajtur makina pa letra në një lloj sensi, i doja të gjitha (qesh).

Mirela Milori: Pse Eni?

Genc Fuga: Sepse vazhdon të më plotësojë atë energji që më nevojitet për të ecur përpara, sepse në shumë raste më tërheq poshtë dhe më ul me këmbë në tokë dhe për këtë e falenderoj sepse vetë si një person mund t’i ngjaj një tullumbace me helium që tenton të ikë lart në realitetin e tij. Sepse gjeta të njëjtin koncept për familjen, prindërimin dhe pse jo respektimin dhe dashurinë.

Mirela Milori: Si jeni njohur?

Genc Fuga: Eni nuk ka qenë në fokusin tim si femër për aq kohë sa ishte studente, mund të quhet sëmundje profesionale, por e tillë është. Nuk më pëlqen të më thërrasin o profesor, më pëlqen të më thërrasin Genci. Kështu që lidhja me Enin erdhi më vonë, shumë më vonë. Si është ai slogani “në kantiere pune moj motër, aty u njohëm”, por puna ishte nëpër filma. Ka qenë një miku jonë i përbashkët Nerital Liçaj që pasi kisha ndërmarrë hapat e para të divorcit ishim në sheshxhirim dhe më thotë ore ka qenë studentja jote kjo më duket, e morë i thashë po në atë kohë rrinte me tuta kjo se pashë mirë. E para ishte që ta shikoja ndryshe dhe pastaj ta hiqja atë dogmën e pedagogut tek sytë e Enit të materializoheshe ajo tek Genci.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.