“Kam bërë këtë gabim me Annën, prindër mos e bëni edhe ju”, Ardit Gjebrea tregon ku çalon raporti me të bijën

648
0

Mbrëmjen e kaluar në Tiranë u organizua takimi i radhës i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, me prindër e fëmijë, dashamirës të librit. Mes personave mbështetës të kësaj nisme ishte edhe kantautori dhe njëherësh miku i ministres Kumbaro, Ardit Gjebrea. Producenti bëri autokritikë duke thënë se nuk është nga ata prindër që lexojnë rregullisht me fëmijët, por është një nga ata që e vlerëson shumë praninë e librit te fëmijët. Ai është i lumtur që Anna po edukohet me librin dhe leximin. “Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej. Nuk lexoj, me Annën sidomos, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj”, – tha Arditi. Gjebrea u shpreh se kjo iniciativë e Ministres u kujton të gjithëve rëndësinë e librit, pavarësisht jetës dinamike dhe punës që rrëmben përditshmërinë e secilit.