15.5 C
Tirana

“Kam 4 vjet që nuk bëj punë shtëpie”, kjo është përgjigja! Çfarë po ndodh brenda mureve të familjeve shqiptare

Date:

Share:

Nga Dorina Bilbili

Organizata nderkombetare e punes, ILO publikoi së fundmi një raport ku thuhet se gratë shqiptare kryejnë 314 minuta në ditë, punë të papaguar, nga të cilat 270 minuta janë punë shtëpie. Shqipëria zë vendin e pestë në botë, në tabelën e vendeve që kanë në nivele rekord pune të papaguar. Kurse sipas të njëjtit raport, burrat shqiptarë shpenzojnë më pak se 1 orë në ditë punë të papaguar, nga të cilat vetëm 45 minuta janë punë shtëpie. Burrat shqiptarë janë në fund të listës së ILO-s.

Që në moshë të re, shumë gra mësohen se pastrimi është puna e tyre dhe ky mesazh bëhet i brendshëm. Kurse meshkujt shpesh manipulojnë me idenë se gratë “vënë re” më shumë, ose duan të jetojnë në hapësira më të pastra, për të argumentuar se gratë duhet të bëjnë punët e shtëpisë.

Ka punë të caktuara specifike që janë padyshim shumë të pakëndshme: Pak njerëz shijojnë pastrimin e tualetit ose nxjerrjen e makaronave të ngecura në zgavrën e lavamanit. “Disa punë janë më shumë si tortura e Sizifit sesa punët e shtëpisë, me përsëritjen e tyre të pafundme,” shkroi Simone de Beauvoir, kur mori si shembull larjen e enëve ose mbledhjen e lodrave të fëmijëve.

Për të qenë të drejtë me ta, burrat bëjnë më shumë punë shtëpie sesa në vitin 1949. Por gratë ende bëjnë shumë më tepër se kaq. E sipas sociologëve ajo çka është e çuditshme është se punët e shtëpisë nuk duket se po ndjekin të njëjtat prirje si fronte të tjera në luftën për barazi. Gjatë gjysmë shekullit të fundit, në të gjithë botën e zhvilluar, gjithnjë e më shumë gra kanë shkuar në punë, hendeku i pagave gjinore është ngushtuar vazhdimisht dhe baballarët kanë kaluar gjithnjë e më shumë kohë me fëmijët e tyre. Por “boshllëku i punëve në shtëpi” vijon të ngushtohet me hapa thuajse të pandjeshëm.

Meshkujt, me sa duket, pranuan se duhet të bëjnë më shumë se më parë, por më pas, pasi nisën të çonin pjatën në lavaman, ose të hiqnin bukën nga tryeza e ngrënies, arritën në përfundimin se ishte koha për një stanjacion të këndshëm. E nëse gërmojnë më thellë në statistika, gjërat duken më keq, shkruan “The Guardian”: Sipas disa studimeve, në familjet heteroseksuale ku gruaja është shtylla kryesore e familjes në sigurimin e të ardhurave, aq më shumë fiton ajo, aq më pak partneri i saj do të kontribuojë në punët e shtëpisë. Dhe, sigurisht, në këto kushte shumë gra zvogëlojnë ambiciet e tyre për karrierë në mënyrë që të përqendrohen në çështjet e brendshme – kujdesin ndaj fëmijëve dhe punët e shtëpisë – kjo pabarazi në shtëpi përforcon pabarazinë në punë.

Shumë komente nga gra kanë ardhur në rrjete sociale pasi doli raporti i ILO për Shqipërinë, duke thënë se ata kanë gjetur një ekuilibër të përsosur, ose duke ndarë punët në mënyrë të barabartë me partnerin e tyre, ose duke bërë njëri gatim, e tjetri pastrim. Por fatkeqësisht këto janë përvoja të vetëm disa grave shqiptare.

“Kur një person dëshiron të kuptohet, por partneri i tij nuk arrin ta bëjë këtë, gjërat zakonisht nuk shkojnë mire”, thotë psikologu David Woodsfellow. Dikush mund të ndjehet: “Mos më thuaj se çfarë të bëj!”. Tjetri mund të ndiejë: “Pse nuk e vlerëson ndihmën time?”.

Studiuesit Lorenzo, Barry dhe Khalifian në Universitetet e Maryland dhe Wyoming në një studim të fundit, me çifte të martuara, arritën në përfundimin se për të patur një marrëdhënie të lumtur, nuk duhet të hamendësoni! “Mos prit të shikosh se çfarë do të bëjë partneri. Tregoji atij se çfarë do dhe këtë thuaje me zë të lartë dhe të qartë. Është shumë më e lehtë”. Po ashtu studimet tregojnë se femrat që bëjnë të vetme të gjitha punët e shtëpisë, nuk duan seks!

Muajin e shkuar ishte surprizues lajmi se numri i kërkesave për zgjidhje martese në Kukës po rritet ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Duke patur parasysh këtu mentalitetin e fortë të zonës, këto të dhëna lanë me gojën hapur.

Burrat duhet të kontribuojnë se duhet të ketë një mënyrë për të organizuar jetën në mënyrë që shtëpitë tona të qëndrojnë të rregullta, por pa gra që heqin dorë nga karriera e tyre, ose pakënaqësitë që fillojnë të përplasen.

Kush thotë se kjo nuk arrihet?

Nëse ndodh kjo, zgjidhja vjen siç vë në dukje Dufu: “Nëse keni vendosur që makina nuk do të pastrohet për gjashtë muaj, nuk ka pakënaqësi kur makina nuk pastrohet”.

Në një dokumentar të BBC-së, JK Rowling mori pyetjen se si ajo kishte gjetur kohë për të shkruar librin e parë të “Harry Potter” ndërsa rriste e vetme një fëmijë. “Përgjigjja është: Nuk kam bërë punë shtëpie për katër vjet,” tha ajo. “Kam jetuar në rrëmujë. Kjo ishte përgjigja”.

Do të ishte një gjë shumë e mirë nëse burrat fillojnë të marrin pjesën e tyre të barrës në punët e shtëpisë. Nëse patriarkati është aq i investuar në pastërtinë e qilimave tanë, le të presin fundjavën dhe t’i pastrojnë ato vetë!
/revistapsikologji/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.