Kam 20 vite që jetoj me vjehrrën, Eni Çobani bën rrëfimin e papritur, tregon për ‘sherret’ dhe…

1451
0

Juristja e njohur shqiptare, Eni Çobani është shprehur për marrëdhënien e saj me vjehrrën. Çobani ishte e ftuar në emisionin ‘Soiree’, për një mbrëmje e cila ishte e gjitha dedikuar grave dhe vajzave.

Gjatë fundit të bisedës, të ftuarit po diskutonin lidhur me lidhjen bashkëshortore dhe lirisë për të jetuar veçmas prindërve.

“Jam shumë krenarë për atë djalë që kam bërë. Kështu dua t’i them edhe prindërve të bashkëshortit tim. Sepse kanë një kontribut fantastik. Unë jam një grua që kam jetuar 20 vite me prindërit e bashkëshortit. Unë jetoj me ta. Nuk më janë rënduar kurrë!”, – rrëfeu Eni.

E pyetur nëse ka patur ndonjëherë ndonjë konflikt me vjehrrën Eni është përgjigjur: “Po ti këmben fjalë me vete, jo me të tjerët!”,-ka thënë juristja e njohur.