Dy gra shqiptare janë ndaluar në nje nga aeroportet italiane teksa po tentonin të kalonin kufirin me dokumente greke të falsifikuara.
Sipas mediave fqinje, shqiptaret po përpiqeshin të shmangnin kontrollet. Ato janë arrestuar kur po kryhej kontrolli peër verifikimin e dokumenteve të pasagjerëve të fluturimit për në Manchester.
Dy grate shqiptare identifikohen me inicialet D.O. dhe D.X., ndërsa po hetohen në gjendje të lirë.
Ekspertët vunë re gjatë kontrollit dokumentet shqiptare, të cilat i kishin fshehur mes sendeve të tjera personale.