“Dezertuan” per nje jete me te mire

951
0

Katër ushtarët komando të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ishin për një trajnim në Britaninë e Madhe dhe pas përfundimit të trajnimit ato nuk janë kthyer në vendin e shërbimit

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për “dezertim” të katër efektivëve ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, theksohet se katër efektivët kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit (në Britani të Madhe) dhe nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se katër efektivë ushtarakë, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Sipas ‘Kodit Penal Ushtarak’, ndaj katër efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë është depozituar kallëzim penal ‘Për dezertim’. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatëse”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Katër ushtarët komando të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ishin për një trajnim në Britaninë e Madhe dhe pas përfundimit të trajnimit ato nuk janë kthyer në vendin e shërbimit.

Dyshohet se ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe, ndërkohë që duhej të ishin kthyer në Shqipëri.