Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në trotuar.

Pamjet dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur familja u shmang për një fije nga një tragjedi, teksa pema u shemb papritur ndërsa ata kalonin në zonën e Bensonhurst të shtunën.

Ben dhe Shelly Kerstein, të cilët ishin duke ecur me një të afërm, e quajtën këtë një mrekulli dhe thanë se besojnë se ishte ndërhyrja hyjnore ajo që i shpëtoi nga fatkeqësia.

“Reagimi i parë ishte shoku, dhe më pas kuptova se kjo ishte nga Zoti dhe se Ai na shpëtoi,” tha Ben Kerstein për mediat lokale. “Gjithçka që mund të bënim ishte të kërcenim nga gëzimi dhe ta falënderonim Zotin për shpëtimin tonë në atë moment.”

Në videon e publikuar, të tre personat shihen duke ecur përgjatë 59th Street dhe 20th Avenue, kur papritur një pemë e madhe bie pranë tyre. Shelly mezi arriti të largohej në kohë për të shmangur tragjedinë.

Ajo kkujtoi faktin se e kishte vërejtur pemën e vjetër pak çaste para se të rrëzohej.

“Thashë: ‘Oh wow, shikoje atë pemë. Duket sikur ka një mijë vjet,’ dhe vazhduam të ecim,” tha ajo.

Një çast më vonë, pema u shemb.

“Ne filluam të vraponim dhe e gjithë pema u thërrmua në copa. Ishte aq e vjetër sa u shpërbë në pluhur,” tregoi Shelly për WPIX-TV News, citon noa.al. “Siç mund ta shihni në video, ne qëndruam aty në gjendje tërësisht të tronditur nga ajo që ndodhi.” /noa.al

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.