Kadastra shqiptare nxjerr ekspertët nga zyrat drejt e në TV, marrin telefonata live nga qytetarët

191
0

Që prej disa javësh, njëherë në javë, kadastra shqiptare ka vendosur të nxjerrë ekspertët nga zyrat e veta për t’i nxjerrë në televizion, ku qytetarët, nëpërmjet telefonatave, sqarohen për cështjet që kanë me zyrat e kadastrës.

Këtë javë, telefonatat nga Vlora ishin të shumta pasi ishte zgjedhur ky qark për tu trajtuar nga punonjësit e kadastrës.

Sic duket nga transmetimi “live” ka shumë njerëz që kërkojnë të sqarohen nga punonjësit e kadastrës shqiptare për problemet që kanë me pronën, që fillojnë nga regjistrimi i tokave, deri te legalizimi I objekteve.

Duket se ka interes të shtuar për këtë lloj shërbimi ndaj publikut, për shkak të telefonatave të shumta që bëhen në redaksinë e televizionit.