“Ka vende pune dhe paga të larta”/ Rama thirrje emigrantëve: Nëse ktheheni do të keni..

839
0

Kryeministri Edi Rama në një takim me partnerët ndërkombëtarë e drejtuesit e shkollave profesionale në vend, foli në lidhje me industrinë e turizmit. Rama i bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre.

Sipas Ramës, në industrinë e turizmit ka vende pune dhe paga njësoj si vendet jashtë por problem është tek aftësia. Gjithashtu ai thot se duke u kthyer, emigrantët do jenë më afër shtëpisë së tyre dhe do të kenë më pak shpenzime.

Në industrinë e turizmit në Shqipëri, jo vetëm që ka vende pune, por me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.

Problemi është aftësia, përtej paragjykimeve dhe keqinformimit, që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi që punojnë në sektorin e turizmit atje dhe po të kthehen dhe të angazhohen këtu, padiskutim në fund të muajit do të kenë bilanc të ardhurash më pozitiv. Do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime më modeste transporti, taksa më të ulëta e me radhë. Kjo vlen për të gjitha fushat.