“Ka shku kilja portokallit sa omleta ne Dhermi” video e Bes Kallakut për Koronavirusin do t’ju shkrije se qeshuri

594
0

Aktori i humorit, Bes Kallaku prej një jave është izoluar në shtëpi së bashku me familjen, duke iu përmbajtur kështu masave të marra për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Besi ka shkruar një këngë që do t’jua rikthejë humorin.

Përmes tekstit, aktori përcjell me humor situatën aktuale duke treguar gjithashtu edhe si po e kalon kohën në izolim ai e Xhensila.

“Kam nje jave ne karantine, edhe nuk po dal nga shpia.
Ska makina, s’ka as njerez, ka dhon urdher policia.
Bona dasem bona fmin ca mka gjet i mjeri un, po tashi qe jena nshpi kam fillu mu njoft me grun.


Krejt pallati po na duket si me qene ne burgosje.
3 familje qe ka kati, koridorin per ajrosje.
Nuk perdorim ashensorin, vetem shkallet pa ndales
Po kuksioni n’kat te dyt ka vu traun me pages!
Skena dal e jena mbyll vetem shpi ne po rrime.
Nusja sa ka vu make up-in, shkojm per darke ne kuzhine.


Dola bleva portakalla, me i shtrydh se kena fmi.
Ka shku kilja portokallit sa omleta ne Dhermi.
Plaku sillet neper shpi, mduket se i ka ik zari.
Ka 2 jave pa u rrujt, u ka bo si Getoari.
Aj aj aj aj aj shqiptari jon,
Nuk ka virus qe na shkaterron”