Ka shkrumbuar çdo gjë, shihni pamjet nga lart çfarë ka mbetur pas zjarrit në Athinë (VIDEO)

590
0

Pamje të tmerrshme vijnë nga periferia e kryeqytetit grek ku zjarri ka shkrumbuar mbi 1000 shtëpi dhe mbi 60 persona humbën jetën.

Zjarri i cili tashmë mësohet se është shuar ka shkrumbuar dhe zhdukur një fshat të tërë.

Vetëm në një vend pranë një vile në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë.

Mediat greke bëjnë me dije se mbi 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Në videon e bashkëngjitur lajmit mund të shikoni çfarë ka mbetur pas tragjedisë që preku vendin fqinj.