“Ka një djalë 9 vjeç”/ U gjet i varur në pemë, çfarë dëshmonte vëllai i tij një muaj më parë

29-vjeçari shqiptar Angjelo Avdiu u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një fshat të Greqisë, i varur në një pemë dhe me duar të lidhura.

Rreth një muaj më parë familjarët e tij kishin denoncuar humbjen e të riut, pasi ky i fundit kishte humbur kontaktet me ta prej tri ditësh. Avdiu, baba i një fëmije, jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ishte larguar mëngjesin e 29 tetorit, ndërsa gjatë natës kishte qëndruar me një të afërm.

Vëllai i tij ka zbuluar në deklaratën për mediat greke se 29-vjeçari kishte ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai.

- Advertisement -

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Çfarë ndodhi në tregun valutor? Ja si këmbehet euro dhe dollari ditën e sotme..

Ditën e sotme e shtunë, 29 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe...

Shokuese/ Pastruesja gjen foshnjën e pajetë në koshin e plehrave të aeroportit

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë. Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.