“Ka nevojë për..”/ Kledi Kadiu bën rrëfimin e rrallë për sëmundjen e të birit

Balerini dhe koreografi i njohur, Kledi Kadiu, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën italiane “Diva e Donna”, ku ka folur pak nga të gjitha, jetën profesionale por edhe atë personale.

Balerini i cili po jeton mes Italisë dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve profesionale ka ndarë disa këshilla dhe kritika për balerinët e ardhshëm, ndërsa theksojmë se ai zotëron dy shkolla baleti “Kledi Dance” në Itali për fëmijët që duan të mësojnë baletin.

Në një moment të intervistës Kledi ndalet te vajza 8 vjeçe, Lea, e cila siç thotë, është asistentja e tij. Dhe asaj ashtu si ai i pëlqen të kërcejë. Kledi tha se nuk do të ndërhyjë asnjëherë në karrierën dhe zgjedhjet që do bëjë e bija, shkruajnë mediat italiane.

“Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion asaj”, është shprehur Kledi.

Koreografi gjithashtu foli edhe për gjendjen e djalit të tij të vogël, Gabrielit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë për shkak të menigjitit.

“Dhe pastaj është Gabrieli, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti. Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese: ‘Ushtrimet Cuevas Medek’. Pas vetëm dy seancash, Gabrielit, kur i kërkuam, mundi të mbajë kokën drejt. Por terapia duhej të bëhej shumë herët. Ka familje që fshehin sëmundjen e fëmijës së tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”, tha balerini.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.