HomeNews“Ka ndodhur vetëm...

“Ka ndodhur vetëm njëherë”- Takimi i policit Goxhara me gruan pak përpara plagosjes

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Tiranë ku efektivi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta. Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës, evidentohet një takim mes efektivit të Policisë, bashkëshortes së tij dhe nipit të policit shtetasit L.B.

Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ditën kur ka ndodhur ngjarja, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës ku është shoqëruar me tensione dhe debate.

Në dosje shkruhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushta, ndërsa kjo e fundit nuk pranonte të kërkonte falje.

Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali i mitur i çiftit bashkëshortor, konfirmon konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtëmartesore me Kostën, për të cilën thotë se ka ndodhur vetëm një herë.

Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte Lorenc Kosta, ku edhe ndodhi ngjarja.

Policia referon se efektivi e ka mbajtur në vëzhgim shënjestrën e tij dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë, kjo edhe për faktin se ka filmuar të plagosurin dhe ia ka nisur pamjet kunatit të tij. Pas veprimit, ku zbret nga makina dhe qëllon disa herë Kostën, telefonon djalin ku e pret te rreth-rrotullimi i Shkozës. Policia e lokalizon, arrin të kapë djalin e mitur por jo autorin e ngjarjes i cili ndodhet ende në arrati.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.