Fifi mes lotësh merr vendimin e papritur (Video)

4
0

Ngjarjet e fundit në shtëpi si duket kanë shtyrë këngëtaren Filloreta Reci ose ndryshe siç e njohin të gjithë me emrin e saj të artit Fifin, të marrë vendimin drastik, atë të largimit nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Fifi pak minuta më parë e ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP” duke ndërprerë kështu lojën e saj përfundimisht.

Ka qen vet ajo e cila mes lotësh i’a ka komunikuar këtë vendim banorëve.

“Banorë unë kam marrë vendim ta lë shtëpinë. Kam nevojë të merrem me veten time, me shëndetin tim”, tha ajo mes lotësh.

Gjatë dy ditëve të fundit ajo ka qenë kryefjala e mediave rozë, pasi gjatë transmetimit live të emisionit, asaj i ra të fikët.

Këngëtarja u ndje keq pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku, e cila i tha se po ndërhynte mes Pajtimit dhe Sarës për të marrë vëmendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.