Një grua 68 vjecare nga Nigeria ka sjellë në jetë binjakë, një djalë dhe një vajzë. Margaret Adenuga kaloi tre procedura të fertilizimit in vitro deri sa solli në jetë binjakët.
Bashkëshorti i saj, ne moshen 77-vjeçari Noah Adenuga, ka thënë për “CNN” se ata cifti kishin shumë dëshirë që të kishin një fëmijë të tyre.
Ai tha se ata të dy asnjëherë nuk e humben shpresen, pavarësisht se në përpjekjet e para dështuan. “Unë jam një ëndërrimtar dhe isha i bindur se kjo ëndërr e veçantë e jona do të bëhej nje dite realitet”, tha Noah.