HomeNews“Ka dy javë...

“Ka dy javë që fëmija ka vdekur në bark”/ Trauma e tmerrshme e Dorelës: E pashë të binte në tualet

Dëshira për t’u bërë nënë nisi me një traumë të fortë për Dorelën. Protagonistja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan tregon se pas njohjes me mblesëri me bashkëshortin  në vitin 2011, nisën bashkëjetesën. Me kohën, vendosën që të kishin një fëmijë, por fati nuk qe në anën e tyre dhe iu drejtuan një klinike për fertilizimin “in vitro”.

Pas procedurash e vështirësish të shumta, erdhi shtatzënia e shumëpritur. Muajt e parë të pritjes së ëmbël ishin të vështirë për Dorelën, e që fatkeqësisht nuk ia sollën dot foshnjen në krahë.

Dorela: Ishte një shtatzëni shumë e vështirë. Pas ca kohësh, diku 4 muaj, 4 muajsh e gjysmë, nuk po ndihesha mirë dhe shkoj të bëj një vizitë. Bëj ekon dhe mjekja më thotë që “nuk ia dëgjoj mirë rrahjet e zemrës fëmijës, por mbase nga lodhja ose ndonjë shqetësim që mund të kesh pasur”. Një javë pasi bëj vizitën, ndiej shqetësime, nuk ndieja fëmijën gjallë. Shkoj bëj vizitë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, më bëjnë eko dhe më thonë “ka dy javë që të ka vdekur fëmija në bark”. Ishte shumë e  tmerrshme se nuk mund t’ia thuash copë  një nëne që mund të bëhet prind për herë të parë që ty ka dy javë që të ka vekur fëmija në bark. Më bëjnë shtrimin që ditën tjetër të bëja pastrimin e fëmijës. Gjatë gjithë natës kisha probleme, shqetësime dhe pyesja infermieren që kam këtë shqetësim. Ajo më thoshte që e ke ngaqë ke fëmijën të vdekur, por duhet të qetësohesh deri nesër sa të vijë mjeku për të bërë pastrimin e fëmijës. Në orën 4 e gjysmë të mëngjesit, ndieja shqetësim prapë dhe e lajmëroj infermierien. Vjen dhe më jep një paracetamol që të qetësohesha. Nuk u qetësova. Në orën 5 të mëngjesit shkoj në tualet. Aty bëj abort spontan, më bie fëmija në tualet, më ikën në tubacione. Çohem, normalisht e tmerruar nga ç’ka pashë. Çohem, shkoj lajmëroj infermieren dhe i them më duket se më ra fëmija në tualet. “Nuk ka mundësi”, tha “por shko shqetësohu se ke shqetësime nga aborti  sa të vijë mjeku që të  vijë të bëjë pastrimin”. Që në orën 5 që bëj abortin deri në 8 të mëngjesit, mua nuk më prek njeri me dorë. Vjen mami im, siç bëjmë vizitat dhe më sheh të larë në gjak. Lajmëroi mjekët, bëhet alarmante, më bëjnë eko dhe mjekët më thonë “si ka mundësi se ti nuk ke fëmijë në bark?”

Ardit Gjebrea: Ata nuk e besonin atë që të  kishte ndodhur ty?

Dorela: Panë dokumentet që kisha ekot që u bindën që unë isha shtatzënë dhe kam bërë abort spontan. Që nga ajo ditë, 3 muaj rresht kam qenë në depresion. Nuk besoja as në Zot, as në asgjë.  Vetëm burri dhe familja ime më kanë ndenjur afër për ta kaluar këtë periudhë.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.