“Ka dhe njerëz që vijnë të filmojnë e të bëjnë gropën…” (Video)

2394
0

Disa qytetarë kanë denoncuar në “Stop” mungesën prej një muaji të medikamentit Interferon 18 MIU, që përdoret për pacientët e prekur nga melanoma, ose kanceri i lëkurës. Një grua tregon se i shoqi është operuar me këtë problem dhe duhet të kurohet për 6 muaj me Interferon, por kura është ndërprerë, pasi nuk ka medikament në QSUT. Medikamenti në fjalë është për përdorim spitalor dhe zonja nuk ka mundur ta gjejë as privatisht.

Në 9 farmaci deklarojnë, se Interferoni nuk gjendet dhe nuk lejohet të tregtohet në farmaci private. Pas shumë kërkimesh medikamenti gjendet në farmacinë “VIP” me 100 mijë lekë të vjetra, nga 230 mijë lekë që kushton, për shkak se është afër skadencës.

“Prej 1 muaji gjej sorollatje në spitalin Onkologjik. Im shoq është bërë operacion dhe është diagnostikuar me melanomë. Që prej 4 muajsh e gjysmë, ai trajtohet me këtë mjekim. Nga 1 muaj ky mjekim është ndërprerë dhe nuk po gjejmë dot zgjidhje. Si medikament nuk duhet të ishte ndërprerë asnjë ditë”, tregon denoncuesja për emisionin “Stop”.

Ajo shprehet se është interesuar si tek Spitali Onkologjik, tek depo farmaceutike, tek drejtoria e spitalit, por pa mundur të gjejë zgjidhje.

“I kam bërë të gjitha këto veprime dhe nuk kam gjetur zgjidhje, prandaj iu drejtova ju. Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje sa më shpejt, jo vetëm për mua, por për të gjithë pacientët e tjerë që janë me këtë problem”.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë, vetë qytetarja iu drejtua Spitalit Onkologjik për të pyetur nëse është apo jo ky medikament.

1-Biseda e qytetares në QSUT, tek farmacia e Spitalit Onkologjik

Qytetarja-Përshëndetje!

Farmacistja-Mirë!

Qytetarja-Më fal për shqetësimin!

Farmacistja-Më thuaj!

Qytetarja-Kam qenë të hënën.

Farmacistja-Po!

Qytetarja-Jam e interesuar, a ka ardhur mjekimi Interferon apo jo? Se më thatë për 2-3 ditë vjen.

Farmacistja-Shkoni tek mjeku juaj, për këtë lloj informacioni. Për çdo informacion që kemi, ne ia përcjellim mjekut tuaj, kështu që ju tek ata do të sqaroheni, për çdo gjë!

Qytetarja-Po te mjeku, mjeku më thotë që të vijmë këtu.

Farmacistja-Jo! Në qoftë se mjeku juve ju thotë të vijë këtu, do t’i thoni që ka thënë farmacia, që shkoni ju atje, sepse juve e keni për detyrë informimin tonë! Kaq! Ata informohen që në mëngjes, ka, s’ka, si është puna dhe e kanë për detyrë t’ju thonë juve si do të veproni!

2-Depoja e QSUT-së:

Punonjësi i depos-Nuk kam t’ju them asnjë gjë!

3 Informacioni:

Punonjësja e informacionit-Për momentin jemi në pritje. Më tepër nuk di të them!

Duke qenë se medikamenti Interferon 18 MIU ka përdorim vetëm spitalor, ai nuk gjendet as në farmaci.

2. Qytetarja nëpër farmacitë:

Farmacia 1:

Qytetarja-Më fal, medikamenti Interferon, për mjekimin e melanomës, e keni?

Farmacisti 1-Jo! Eshtë spitalor ai.

Farmacia 2:

Qytetarja-Më fal! Mund të më ndihmosh me medikamentin Interferon 18 MIU?

Farmacistja 2-Nuk kemi pasur asnjëherë. Është medikament spitalor.

Farmacia 3:

Qytetarja-Sa kushton pak a shumë?

Farmacisti 3-S’kam fare njëherë.

Farmacia 4 :

Qytetarja-Më fal! Mund të më ndihmoni me një medikament Interferon 18 MIU?

Farmacisti 4-Jo! Nuk mbajmë, është spitalor. Shpërndahet vetëm në spital, nuk shpërndahet tek ne.

Farmacia 5:

Qytetarja-Më fal! A e keni medikamentin Interferon, për mjekimin e melanomës?

Farmacistja 5-Nuk e di, ku të ndihmoj, është në mungesë ai.

Farmacia 6:

Qytetarja-Si je? Interesohem për Interferon Alfa?

Farmacistja 6-Jo, nuk kemi, se është spitalor.

Qytetarja-Ah, nuk lejohet në farmaci?

Farmacistja 6-Po!

Farmacia 7:

Qytetarja-Interesohem për interferon!

Farmacistja 7-Jo, interferoni është me rimbursim, spitalore.

Qytetarja-Ah, nuk lejohet në farmaci.

Farmacistja 7-Jo!

Qytetarja-Ngaqë ishte me mungesa në spital dhe thashë, mbase e gjej.

Farmacistja 7-S’lejohet në farmaci, normalisht, që është rimbursim spitalor.

Farmacia 8:

Qytetarja-Si je?

Farmacisti 8-Mirë! Si je?

Qytetarja-Kërkoj kështu Interferon Alfa 2! A keni?

Farmacisti 8-Jo, jo…!

Qytetarja-Pse jo?

Farmacisti 8-Nuk e mbajmë.

Farmacia 9:

Qytetarja-Interferon 18 MIU?

Farmacisti 9-Nuk lejohen. Kërkohen vetëm në Spitalin Onkologjik!

Qytetarja-Po nuk ka në spital, prandaj jemi detyruar…

Farmacisti 9-Po ai i depos nuk ma jep mua, edhe ajo goca, që e ka brenda tek depoja, nuk ta jep, se hyn në burg ajo vetë!

Interferon-4

Farmacisti- Po pyet një herë andej nga pediatria. Pyete?

Qytetarja-Nga farmacitë e pediatrisë?

Farmacisti-Po! Nga e para deri te e fundit se, mund edhe ta gjesh!

Qytetarja-Mundem ëëë?

Farmacisti-Mund edhe ta gjesh andej.

Qytetarja-A kemi medikament Interferon?

Farmacistja-Interferonin?

Qytetarja-Për mjekimin e melanomës!

Qytetarja-Tek Onkologjiku kemi bërë 4 muaj e gjysmë, por na duhej edhe një muaj e gjysmë, që ne të përfundonim kurën, se si kurë ishte 6 mujore, ka një muaj që është ndërprerë.

Farmacistja-Është ndërprerë, se s’ka në spitale. Ka vetëm një problem, vetëm këtë muaj dhe do ta merrni me gjysmë çmimi. 100 mijë lekë të vjetra.

Farmacistja flet në telefon me depon: Alo! Si kalove nga farmacia “Dip” te pediatria, të pyes për Interferon. Ok! Mirupafshim!

Farmacistja-Një depo e ka.

Qytetarja-Ishalla e gjejmë!

Farmacistja-Ai, që e merr, ai që e ka, ka vetëm këtë spitalor. D.m.th, ai që i çon dhe në spital.

Qytetarja-Po në spital, s’po sjellin gjë ata.

Farmacistja-Po nuk e kanë fajin ata, fajin e kanë këta, duhet të kërkojnë në sasi. Pa ju thënë, ata nuk e çojnë, se ato janë procedura.

Qytetarja-Në këtë mes, jemi të djegur ne. Gjithsesi, ti numrin tonë e ke.

Farmacistja-Do interesohem në depo, ju e keni nesër, apo sot?

Qytetarja-Unë e kam për nesër si injeksion, të hënë, të mërkurë, të premte.

Farmacistja-Unë tani me këtë punë do merrem, kështu që do shoh çfarë mund të bëj dhe do ju kthej një përgjigje.

Interferon 5

Qytetarja-Erdha prapë. Atë interferonin e djeshëm, ta marr ta pyes mjeken, se jemi shumë në hall. Atë, që na gjete dje.

Farmacistja-Do ta marr prapë atë. Unë e ktheva.

Qytetarja-S’ka gjë, unë e pres tashi, e di, që do e marrësh prapë, se dhe unë nuk marr vesh, duhet me pullë spitalore, pa pullë spitalore…

Farmacistja-Ça ju kanë thënë me pullë, apo pa pullë spitalore?

Qytetarja-Jo, po them unë se kam hallin, mos më thonë atje te spitali, kur t’ia çoj mjekes, jo ku e ke marrë, jo ku s’e ke marrë, jo s’është e spitalit.

Farmacistja-Mjekja ka tjetër? Ka nga ajo?

Qytetarja-Prandaj, po të them unë.

Farmacistja-Mos është ndonjë gjë kështu. Unë në depo i marr, se pastaj hapim shumë probleme.

Qytetarja-Unë isha dhe dje më pe me zonjën vetë.

Farmacistja-Po ajo zonja, që ishte dje, ça e keni?

Qytetarja-Teze! Ok! N.q.s ashtu, po kaloj prapë më vonë!

Pas shumë kërkimesh, qytetarja arriti ta gjente medikamentin që kërkonte në një farmaci. Aty i thanë se vërtetë ilaçi është për përdorim spitalor, por mund të pyesnin në depo. Në fakt Interferon 18 MIU gjendej në depo dhe për të shuar ngurimin që kishin për t’ia shitur qytetares ilaçin, farmacisti foli pikërisht me mjeken që trajtonte bashkëshortin e saj.

Qytetarja-Më fal, që të shqetësoj! Kam qenë edhe dje për një medikament. Quhet interferon. Goca ma gjeti dje, unë fola me mjeken dhe mund t’ia bëj atë mjekim, përderisa të vijë mjekimi tjetër në spital. Të lutem më ndihmo! Unë dërgova mbesën, por ju nuk ia kishit dhënë mbesës edhe u detyrova të iki nga puna, të vij për ta marrë.

Farmacisti-Në rradhë të parë, ne bëjmë fjalë për jetën tonë, pastaj të njeriut, mbesa jote ka ardhur ka thënë me pullë, pa pullë, spitalore, jo spitalore.

Qytetarja-Po ngaqë është i njëjti, vetëm se është me dozë më të vogël nga ajo që ne përdorim.

Farmacisti-Tani i ngatërroni shumë muhabetet. Ka njerëz që janë hallexhinj. Ka dhe njerëz, që vijnë të filmojnë e të bëjnë gropën.

Qytetarja-Ore, mua më duhet të mbaroj hallin, që kam!

Farmacisti-Nëse ti vjen me mbesën, të më thuash, jo kështu po ashtu, me pullë pa pullë. Unë s’kam punë me këtë fare, unë jam privat, unë të ndihmoj nga ana njerëzore. Nuk më intereson kjo pjesë me pullë pa pullë.

Qytetarja-Jo, jo! Me pullë, ngaqë është problem shumë serioz.

Farmacisti-Ti ke merakun tënd, unë kam merakun tim, se kam ndihmuar, e kam pësuar. Kam shkuar në burg për këtë punë. Dje të kam ndihmuar shumë sinqerisht, të ka ndihmuar goca.

Qytetarja-Po, edhe e di për nder!

Farmacistja-Sot erdhi vajza dhe po më bënte pyetje, që nuk duhet t’i bënte.

Farmacisti-Bëjnë pyetje tilla dhe nuk i përgjigjem njeriu…

Qytetarja-Edhe nga halli njeriun e bën, që të…

Farmacisti-Po edhe nga halli, nga halli ti më largon, nuk më afron. Nga halli ti duhet të më japësh afrimitet, të më japësh besim, që unë të vazhdoj të gërmoj, ku ka. Se ndryshe nuk gërmoj fare, nuk lodhem hic, kur pyet më shumë se ç’duhet.

Qytetarja-Ja për këtë, të falenderoj!

Farmacistja-Pacienti si e ka emrin personi, që do e bëjë?

Qytetarja-Isuf Muça!

Farmacisti-Doktoresha, doktoresha! Ca bën? Si të kam? Një Isuf Muça, e ke pacient aty? E ke, se kam familjarin këtu, që më kërkon Interferon. Ok! Mirë doktoresha! Faleminderit. Jam djegur nga qulli, do t’i fryj kosit!

Qytetarja-Nuk kam arsye për të…

Farmacistja-Jo vetë, nuk thashë, i ngatërron mbesa jote, nuk i ngatërroj unë gjërat.

Qytetarja-Por edhe ne e kemi nga halli. Nuk e kemi, ku ta marrim.

Farmacistja-Epo si mendoj të gjithë njerëzit kështu. Hall kishte edhe ajo, që më denoncoi. Pasi mbaroi hallin, më çoi mua tek vendi. Tashi shko ulu me naj vend, të pish kafe edhe hajde mbas gjysëm ore!

7

Qytetarja-Rrofsh, që e solle! E lamë 100 mijë. ( të vjetra)

Farmacistja-Po 100 mijë. (të vjetra)

Qytetarja-2,4,6,8,10. Po me e mbaruar këtë, a mund të më sigurosh të tjera, se mua për një muaj e gjys…

Farmacistja-Më dëgjo mua! Të vish vetëm!

Qytetarja-Ok! Ok!

Farmacistja-Në rregull!

Qytetarja-Ok! Ok!

Farmacistja-Që mos të marrim as doktoreshën në telefon, as njërën, as tjetrën, se u bo topuz muhabeti, për një gjë të vogël.

Qytetarja-Do mundohem të vij vetë!

Farmacistja-Ne biznes jemi, për 100 mijë lekë, (të vjetra) nuk është se rrezikojmë jetën tonë./tvklan.al