“Flet per varferine e shqiptareve dhe blen makinë super-luksoze me vlerë 270 mijë euro”, Arben Ahmetaj i pergjigjet Edi Palokes: Lajm thuthuq..

89
0

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka e ka akuzuar Ahmetajn se shkon në Parlament me makinë luksoze të llojit “Bentley” që kushton 250 mijë dollarë dhe më pas flet për varfërinë e shqiptarëve.

Ky shkon tek Nusreti në Dubai (1 mijë dollarë bifteku) “për të ngrënë një çap bukë” dhe vjen me Bentley (250 mijë dollarë) në Parlament e pastaj flet për varfërinë e shqiptarëve…! Rama ndërkohë po bën gati dy muaj që shetit me charter nëpër botë ! E ne kërkojmë që këtyre vetingun t’ju a bëj SPAK-u i Ramës !!! Rama, ky dhe ata si ky, vërtetë që nuk e kanë ndërmend të ikin as nga Shqipëria e as nga qeveria po nuk i shporrëm ! Po këta nuk shporren as me grisje letrash, as me recitime, as me beteja boshe në Parlament. Me këtë situatë, ata janë më komodë se kurrë  Prandaj vazhdojnë e tallen me shqiptarët!- shkruante Paloka në një postim.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas lajmeve të përhapura se ka blerë një makinë super-luksoze me vlerë 270 mijë euro.

Ahmetaj ka publikuar në rrjetet sociale edhe dy fotografi, atë të makinës së tij, një “Hyundai Genesis” me vlerë rreth 28 mijë dollarë dhe “Bentley” për të cilën e akuzuan se e ka blerë për 270 mijë euro.

“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq”, shkruan Ahmetaj në rrjetet sociale.