Skip to content

“Ka bërë 5 milionë euro në muaj”, dalin përgjimet e Habilajve për dosjen “Tahiri”

    Zbulohen detaje nga dosja e Prokurorisë lidhur me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri ndaj të cilit sot kërkoi 12 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar mund të dënohen me 8 vite.

    Në dosje Prokuroria ka të zbardhur bisedën ambientale që kryhet mes Moisiu Habilajt dhe një personi tjetër me emrin Sabi, në të cilën përmendet edhe emri i ish-ministrit të brendshëm.

    “Në vijim të bisedës, të dy flasin për emrin e të pandehurit Saimir Tahiri. Moisiu thotë: “Ka më shumë se ne ai”. Sabi replikon dhe këmbëngul se Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit) por nuk beson se ka më shumë para se ata.

    Moisiu llogarit se në një muaj Saimiri ka bërë 5 milion euro. Sabi i thotë se paratë ai i shpenzon në fushatën elektorale. Më pas, Sabi i thotë se e rëndësishme është që të mos bëjë pyetje, të mos thotë emra dhe të mos dalë emri që i kanë dalë ‘para’ atij.

    Moisiu i përgjigjet me ‘jo’ dhe se nuk beson se do ndodhë. Sabi përsëri se ka frikë se nipi do flasë me të tjerë për atë që i ka dhënë “para” atij”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

    Përgjimi ambiental është krye në bordin e makinës Fiat Panda me targa EM 734WR, në përdorim të të pandehurit Moisi Habilaj rreth orës 20:25 datë 26 shkurt 2014, në bordin e makinës janë Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i quajtur Sabi, shkruan ‘Balkanweb’.

    Sabi: Ai do që të vijë pas 20 ditësh ose pas një muaji dhe do të na japë diçka.

    Moisiu: Po.. nëse na jep afërsisht 400 na lehtëson na ndihmon shumë.

    Sabi: Si?

    Moisiu: Nëse na jep 400 mijë lekë.

    Sabi: Sigurisht do hiqnim qafe goxha borxhe, dua të barazoj sheshoj gjithçka. Kështu fillojmë për hesapin tonë.

    Moisiu: Sigurisht.

    Sabi: Me shtetin, me personat dhe me të gjithë.

    Moisiu: Për të qenë korrekt me të gjithë

    Sabi: T’i zerojmë të gjitha kështu që punojmë për hesap të vetin, me 400 mijë lekë arrijmë të mbulojmë pothuajse gjithçka.

    Sabi: Problematikë kemi Renaton… shtetin dhe paratë për qiranë”

    Moisiu: Po, Po.