Ka 120 milionë $ pasuri, por nënës nuk i jep asnjë qindarkë, ja arsyeja: “Prindërit duhet të kuptojnë që ka pasoja për fjalët që i thonë fëmijëve”..

4403
0

Skenaristi dhe regjisori i famshëm Quentin Tarantino nuk i jep asnjë ndihmë financiare nënës së tij, pavarësisht se ai ka një pasuri që llogaritet deri në 120 milionë dollarë. Arsyeja? Kur ishte 12 vjeç, e ëma e ta llte për faktin se i pëlqente të shkruante skenare.

58-vjeçari, 7 herë fitues i çmimit Oscar, i premtoi vetes se nuk do t’i jepte asnjë qindarkë nënës së tij për shkak të fjalëve të rënda që ajo i tha dhe këtë premtim vazhdon ta mbajë.

Duke folur për “The Moment”, Tarantino kujton momentin kur e ëma e tij Connie mbajti anën e mësueses dhe e kritikoi ashpër për faktin se shkruante skenare në orën e mësimit.

“Më tha që karriera ime koti si shkrimtar kishte marrë fund. Kur ma tha me kaq sarkazëm, në sy të mësueses, unë i thashë që kur të bëhesha i famshëm dhe i pasur nga skenaret e mia, nuk do të shikonte asnjë qindarkë nga suksesi im. I thashë që nuk do t’i blija shtëpi, nuk do t’i paguaja pushime dhe as makinë. Ia bëra të qartë që nga mua nuk do të kishte asnjë ndihmë financiare, vetëm për atë që tha”, kujton Tarantino.

Kur u pyet nëse e ka mbajtur premtimin, Quentin Tarantino u përgjigj: “Sigurisht që e kam mbajtur. Prindërit duhet të kuptojnë që ka pasoja për fjalët që i thonë fëmijëve. Duhet bërë kujdes me tonin sarkastik kur flitet për tema që fëmijët i kanë për zemër”.