Jul Deda tregon deshiren për të drejtuar Bashkinë e Tiranës: Pse jo një shkodran? Unë s’kam shitur fiq

Aktori i humorit Jul Deda ka shprehur ambicien për të kandiduar përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Ai është shprehur se prej 20 vitesh jeton në Tiranë, dhe ndryshe nga Veliaj nuk gënjen për origjinën.

Zgjedhjet vendore mbahen mes 16 prillit dhe 14 majit, vitin e ardhshëm.

“Lalin e heqim ne… Lali nuk është i përjetshëm. Meqenëse që më pyete për këtë…Unë kam një angazhim politik dhe ka kohë që e kam, jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por kam 20 e kusur vite që jetoj këtu dhe ti mendon se një shkodran nuk mund të bëhet Kryetar Bashkie në Tiranë kur u bë njëri nga Ura Vajgurore?

Më vjen keq tani, ai është nga Ura Vajgurore dhe u bë, pse mos të bëhet një shkodran? Unë të paktën nuk kam shitur fiq dhe nuk kam punuar kamerier që të jemi të sinqertë. Ai gënjen që ka shitur fiq dhe unë s’po gënjej që nuk kam shitur”, është shprehur Jul Deda në emisionin “D-Night”.

- Advertisement -

Rikthehen reshjet e dëborës në vend, çfarë pritet me motin për orët në vijim..

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku...

Luhatje në kursin e këmbimit, ja me sa këmbehet Euro dhe Dollari në fillim të javës

Sot, më 17 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.