Skip to content

Jul Deda “Mjeshtër i Madh” Egla: Turp kush ta ka dhënë. Dorëzo titullin, je paçavure!

    Debati mes dy aktorëve Egla Ceno dhe Julian Dedës brenda shtëpisë së Big Brother, ka degraduar sërish në ofendime.

    Gjatë një debate ditën e sotme, Egla i tha në një moment Julit “shko dorëzo titullin”, referuar titullit “Mjeshtër Madh”, të cilin aktori e mori nga presidenti në vitin 2017.

    Juli nuk e priti aspak mirë komentin e Eglës, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘të pashpirt.

    Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.

    Juli: Ke shumë mllef në shpirt.

    Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë.

    Juli: Ke inat, ça të them. Ai që ma ka dhënë nuk jeton më. Ki pak respekt.

    Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh.

    Juli: Je horror, e pashpirt

    Egla: Ik ore, paçavure