Jul Deda mbledh 5 mije firma, gati per te kandiduar….

1332
0

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Julian Deda, godet sërish në shenjë. I njohur për humorin e tij thumbues kundrejt fenomeneve të shëmtuara të politikës apo të shoqërisë shqiptare. Juli sot ka ironizuar me mbledhjen e firmave nga e ashtu quajtura “Bindja Demokratike”.

Rreth mesditës së sotme komediani i njohur ka publikuar një status në profilin personal në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilit kërkonte ndihmë…. “Ndihme. Me duhen 5000 firma deri neser. ????”, shkruante juli, por pa specifikuar se për çfarë i duhen këto firma.

Pa kaluar dy orë, ai reagon sërish në Facebook, ku njofton:

“Faleminderit.

Sot kerkova 5000 mije firma dhe nuk u desh te prisja deri neser per t’i patur ne dore. Ja ku jane, emer, mbiemer, numer personal dhe firme. Kaq mjafton per te kandiduar ku dhe si te dua une. Falenderoj perzemersisht secilin qe firmosi, gjithashtu edhe ate grup te rinjsh qe mblodhen firmat per mua.

P.s. Tani edhe ca lek per fushate dhe gati. ????”, – përfundon Julian Deda.