E mbani mend Spilon tek ‘Amico mio’, ja si duket sot ai

2946
0

I rikthehemi shpesh aktorëve që dikur na mbërthenin para ekranit dhe sot radhën e kishte Spilo. Djaloshi mistrec dhe i lezetshëm nuk i hyri në zemër vetëm Angela-s dhe Paolos, doktorëve që e birësuan në film, por edhe publikut.

Ç`bëhet sot me Spilon e rritur?

Në të vërtetë ai quhet Adriano Pantaleo dhe është 35 vjeç. Studio për aktrimin kur u rrit dhe e vazhdoi karrierën në filma dhe sidomos vitet e fundit në teatër.

“Amico mio” ishte roli i tij i parë në një film dhe ogur i mirë për gjithçka që do vinte më vonë në aspektin profesional. Kurse në aspektin personal, siç duket, Adriano bën pjesë në grupin e artistëve që nuk flasin shumë për jetën private e që s`bëjnë lajme me të, ndaj nuk dihet nëse është në ndonjë lidhje dashurie apo jo. *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije/tiranapost/