Skip to content

“Ju ka skaduar patenta shqiptare?”/ Ja si mund ta rinovojnë emigrantët dhe dokumentet që paraqiten

    Nëse jeton jashtë vendit edhe të ka skaduar patenta, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar së fundmi procedurën që duhet ndjekur për rinovimin e saj.

    Siç bën të ditur ky institucion, leja e drejtimit mund të rinovohet vetëm pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri. Ky shërbim nuk do të ofrohet në ambasada apo konsullata jashtë vendit, dhe nuk mund të kryhet nga një person tjetër, edhe me prokurë. Sipas DPSHTRR, Personi i interesuar duhet të paraqitesh fizikisht.

    Dokumentet

    Sa i takon dokumenteve, secili person i interesuar për të aplikuar për patentë, duhet të paraqesë dokumentet e më poshtme:

    – Mjet identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)

    -Certifikatë mjekësore e vlefshme

    – Leja e drejtimit që ka skaduar

    – Ku dhe kur mund ta marrësh lejen e re të drejtimit?

    “Në Tiranë, mund ta tërheqësh brenda 30 minutash në zyrat e ish-NSHRAK. Në qytetet e tjera, procesi zgjat zakonisht 3–5 ditë pune. Kujdes! Rinovimi i patentës kërkon praninë fizike të aplikuesit në një nga Drejtoritë Rajonale në Shqipëri.”

    Njoftimi i DPSHTRR

    Jeton jashtë Shqipërisë dhe të ka skaduar patenta? Ja çfarë duhet të dish për rinovimin e saj! 🇪🇺🪪

    📍 Leja e Drejtimit (patenta) mund të rinovohet vetëm pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri.

    ❗️KUJDES

    Ky shërbim nuk ofrohet në ambasada apo konsullata jashtë vendit, dhe nuk mund të kryhet nga një person tjetër, edhe me prokurë. Personi i interesuar duhet të paraqitesh fizikisht.

    🔴 Dokumentet që duhen për rinovim:

    ➡️ Mjet identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)

    ➡️ Certifikatë mjekësore e vlefshme

    ➡️ Leja e drejtimit që ka skaduar

    📍 Ku dhe kur mund ta marrësh lejen e re të drejtimit?

    Në Tiranë, mund ta tërheqësh brenda 30 minutash në zyrat e ish-NSHRAK.

    Në qytetet e tjera, procesi zgjat zakonisht 3–5 ditë pune.

    ⚠️ Kujdes! Rinovimi i patentës kërkon praninë fizike të aplikuesit në një nga Drejtoritë Rajonale në Shqipëri.