‘Ju i harroni premtimet sa hypni në pushtet’, qytetarja ‘ia plas’ në fytyrë Bashës

913
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Vlorë ku zhvilloi takime me qytetarët ndërsa u ka bërë thirrje atyre të bashkohen me protestën e madhe që pritet të organizojë opozita më 16 shkurt në kryeqytet.

Gjatë këtyre takimeve Basha ka prezantuar alterantivën e programin të ri ekonomik, që po përgatit dhe ka gati Partia Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, në bashkëbisedim e sipër me të një qytetare e ka vënë me shpatulla pas muri kreun demokrat, duke thënë se drejtuesit politik, janë mësuar duke bërë premtime të ndryshme për ta dhe e harrojnë popullin sa marrin karriget e pushtetit.

Basha: Me çlirimin që do i japim ekonomisë nga kjo oligarki ju do paguani vetëm 0.5 % të gjiros vjetore dhe asnjë tarifë tjetër takse shtesë.

Qytetarja: Bashkë po, se sa merrni karriget ju harroni , hajt mo, bashkë…

Basha :”Tani më thoni a shkohet në Europë me korrupsion me vjedhje…

Nuk janë premtime por veprime konkrete. Vetëm të bashkuar mund të bëjmë punë të mira.

Qytetarja: Ne shpresojmë . Vetëm shpresojmë që të realizohen dhe të mbani premtimet që jepni.

Basha :Do bëjmë gjithçka po në rradhë të parë duhet të heqim bandat e qeverisë.

Duke përshkruar në këmbë rrugën se bashku me deputetët te opozitës Basha ka ndaluar në disa nga dyqane e bizneseve, ndërsa u tha që ekonomia e vënë është kalbur e është në gjëndjen e saj më të keqe sot, pasi sipas tij ka mbetur në grushtin e një grupi oligarkësh.

Tregtare : Për ibret. S’ka më keq. Ka një rënie të jashtëzakonshme të blerësve. Rrimë në xhade dhe numërojmë njerëzit.

Basha : Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dalë, – Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve. Shqipërinë e kanë marrë peng 4 – 5 veta me ndihmën e Kryeministrit.

Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. T’i japim fund ekonomisë monopoliste që i japin mundësi vetëm 4-5 njerëzve. Në radhë të dytë mbështetja për biznesmenët e vegjël. Biznesi nën 140 mijë lekë të vjetra të nxirret nga skema e TVSH”, tha kreu i PD.

Kreyedemokrati Basha gjatë fjaës së mbajtur tha se qeveria e rilindjes sipas tij, ka ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe nuk mendon për njerëzit.

“Askush nuk perfiton dot nga ky sistem i kalbur.Na duhet një qeveri që mendon për ju. A mund të mendojë për ju një qeveri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit?

Një qeveri që e lidh fatin me Gjushët, me Shullazët, me Bajrat, me Agron Xhafajt?!,nuk mund të presësh të hapen negociatat. Ardhja në pushtet e Edi Ramës është komentuar nga Zëri i Amerikës si grusht shteti jo nga ushtarakët, por nga banditët.Vetëm disa fletë nga dosja e hetimore mund të zbulojnë se si janë vjedhur votat e shqiptarëve votat në Durrës, Lezhë që tregon se si Rama me të tjerët vodhën votat në të gjithë vendin.

Imagjinoni që ka me mijëra orë të tilla përgjimi që përfshijnë edhe kupolën e Rilindjes, Edi Ramën, në këtë shitblerje votash. Emri i tij është në ato dosje, se ai ka dhënë urdhrin sepse asgjë ndryshe nuk do të ishte e mundur. Në Europë do ta zgjidhte prokuria por këtu është kapur. Vota e lirë këtu është kapur. Ky sistem nuk mund të pastrohet i kalbur duhet përmbysur . Ndryshe, rrruga jonë drejt Evropës do të mbetet e bllokuar.

Më 16 shkurt duhet t’i japim fund grushtit të shtetit.Ne mund ta hapim atë derë, drejt Europës nëse e rrëzojmë këtë grusht oligarkësh pasi rregulli numër një i Europës është që pushteti i takon qytetarëve. Ndaj pjesmarrja juaj në 16 shkurt është e rëndësishme. Ndaj më 16 shkurt patjetër duhet që vullneti i qytetarëve të triumfojë dhe ju të merrni në dorë fatet tuaja e të vendit tuaj”, u shpreh Basha./Shqiptarja