Ju flet Londra! Duam emigrantë/ Britania kërkon 2 milionë punëtorë të huaj

1310
0

Kryeministrja e re britanike, Liz Truss po planifikon të rrisë kuotat e emigrimit legal përmes relaksimit të regjimit të dhënies së vizave britanike për të mbushur hendekun në tregun e punës në vend, dhe për të fuqizuar ekonominë.

Një politikë e tillë po konsiderohet paradoksale, pasi partia e saj, konservatorët e qendrës së djathtë, me slloganet e anti-emigrimit bindën shumë britanikë, për të votuar në referendumin e Brexit, ç’ka ka bërë që kabineti i saj të jetë i ndarë në mes, për një politike të tillë, ku të dyja kampet kanë të drejtë në argumentet e tyre pro dhe kundër emigrimit, e sërish janë kundër.

Kryeministrja e re britanike, Liz Truss, pasuesja e Boris Johnson, kërkon më shumë emigracion dhe lehtësimin e regjimit të vizave, jo sepse ajo vetë ka qenë kundër Brex-it, por janë presinet nga ekonomia britanike, që diktojnë një ndryshim politik ndaj emigracionit, kalit të betejës së konservatorëve në pushtet, që u përdor në fushatën e Brexit.

Britania ka nevojë të jashtëzakonshme për krah pune, pasi ka shumë vende pune bosh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, një pjesë për shkak të largimit të shumë evropiano-lindorëve pas Brexit, por edhe për shkak të pagesave të papranueshme nga britanikët për këto vende pune për faktin se u del më mirë të jetojnë me ndihma sociale se sa të punojnë, apo edhe për shkak të plakjes së popullsisë.

Sipas njoftimeve në media, qeveria britanike do heqë kufirin tavan për punonjësit sezonalë në bujqësi apo edhe për inxhinierë broadband-I, apo bëjë ndryshime në listën profesioneve, ku ka mungesa për punonjës për to, çka do mundësojë që sektorët kryesorë të ekonomisë të rekrutojnë më shumë punonjës nga vendet e BE-së ose dhe jashtë Bashkimit Evropian.

Britania ka 2 milionë vende pune bosh të reklamuara muajin e kaluar, ku sektori i kujdesit social ka nevojë për 105 mijë punonjës socialë, 40 mijë vende bosh për infermiere dhe 100 mijë për shoferë maunesh, ndërkohë që bujqësia ka bërë thirrje për 30 mijë viza për punonjës sezonalë.

Në Britani ka mometalisht 1.8 milionë shtetas nga vendet jashtë BE-së, që punojnë në Britani, çka përbën  302 mijë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë që sipas shifrave të Home Office, numri i vizave të dhëna për gjithë punëtoret, studentët dhe të afërmit e tyre si nga vendet e BE, si për ekstra-komunitarët ka shënuar një rritje për 80 për qindësh brenda një viti, duke shkuar në 1.1 milionë viza , çka është numri më i madh i regjistruar ndonjëherë.

Sakaq më shumë se 30 mijë vetë kanë kërkuar azil nga radhët e atyre që kaluan kanalin e La Manshit me gomone, ku 60 përqind e të ardhurve janë shqiptarë. Ky lajm që del nga Doëning Street përbën një rast ideal për punësimin legal të shqiptarëve që ta të mos vijnë në ishull me gomoane apo rrugë të paligjshme. Qeveria dhe diplomacia shqiptare mjaft bashkëpunuese  me britaniket në luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve të trafikantëve, ka një shans të paprecedentë për të negociuar me Londrën për punësimin e ligjshëm të shqiptarëve, si në bujqësi me marrëveshje sezonale apo edhe në sektorë të tjerë./tch/