Ju bie shpejt bateria e telefonit? Shikoni si t’i jepni fund këtij problemi

Aparatet smartphone janë fjala më e fundit e teknologjisë, me aplikacione nga më të shumëllojshmet.

E meta më e madhe, nëse mund ta quajmë kështu, është konsumimi i shpejtë i baterisë. Kjo për shkak të parametrave të mëdhenj apo procesorëve të fuqishëm.


Kompania “Android Dev”, e cila ka prodhuar aplikacionin për shumicën e aparateve smartphone, ka dhënë disa këshilla, për të zgjatur sa më shumë jetën e baterisë tuaj.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Kaliforni, kompania ka zbuluar, sesi ngjyrat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e baterisë. Sipas tyre, përdorimi i modalitetit të errët, mund të jetë një alternativë e mirë.

Inxhinierët kanë treguar, se kjo gjë mund të aplikohet vetëm në ekranet AMOLED dhe jo në ato LCD. Kjo për arsye, se teknologjia AMOLED, përdor diode që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë.

Kurse teknologjia LCD, ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët.

Shkaktarja e rënies së baterisë, është ngjyra e bardhë, e cila ndodhet rëndom në aparatet smartphone.

Në eksperiment, asistuan drejtuesit e Google, Chris Banes dhe Alan Viverete.

Ata morën si provë telefonin pixel dhe një i-phone 7. Tek pixeli, u vërejt se bacteria mund të kursehet deri në nivelin 63% ndërsa tek i-phone i cili ka ekran LCD, nuk u vërejt asnjë ndryshim.

Në shumicën e telefonave Android, mund të aktivizohet modaliteti i errët, por problem i vetëm është se nuk i përfshin të gjitha aplikacionet.

Një opsion i mirë do të ishtë përdorimi i aplikacioneve të jashtme që na lejojnë të aktivizojmë modalitetin e errët, si: Sistemi operativ Android 9.0 Pie.

Ai ofron një pamje më të plotë të errët, i cili gjithashtu ju lejon të qetësoni edhe shikimin tuaj.

Apple, nga ana tjetër, në iOS 12 ofron inversion inteligjent të ngjyrave që mund të aktivizohet nga menyja e konfigurimit.

Modaliteti i errët gjithashtu mund të përdoret në mënyrë specifike në disa aplikacione si YouTube ose Twitter.

- Advertisement -

Bill Gates zbulon 3 punët e vetme që ai mendon se do t’i rezistojnë inteligjencës artificiale

AI po ndryshon mënyrën se si ne punojmë, shpejt. Tashmë teknologjia po trajton shumë nga detyrat tona të zakonshme dhe të përsëritura, duke i...

Bimby TM7: Robot i Ri i Kuzhinës që Zëvendëson Më Shumë se 20 Pajisje

Bimby TM7 është versioni më i fundit i robotit të njohur të kuzhinës, i dizajnuar për të thjeshtuar gatimin në mënyrë inteligjente dhe efikase....

Risia në WhatsApp, vjen veçoria e re që të gjithë mezi e PRISNIT!

Whatsapp njoftoi se po shfaqte një veçori draft mesazhesh për iOS që do të jetë e disponueshme për përdorim gjatë javëve të ardhshme. Funksioni...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.