Skip to content

Jozefina Topalli merr lajmin e ëmbël, bëhet gjyshe për herë të parë

    Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është bërë gjyshe, pasi vajza e saj ka sjellë në jetë fëmijën e parë.

    Mësohet se Megi Topalli ka sjellë në jetë mëngjesin e sotëm fëmijën e saj të parë, gjinia e të cilit nuk është bërë me dije.

    Si nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë dhe lindja ka ecur normalisht.

    Megi Topalli prej disa kohësh bashkëjeton me babanë e fëmijës së saj.

    Megi është e lidhur me të riun shkodran Angjelin Serreqi, i cili ka jetuar për disa vitesh në Itali dhe është me profesion specialit IT.