Jonida Maliqi, surprizon me renditjen në Eurosong

1557
0

Festivali europian i muzikës, Eurosong, këtë vit do të mbahet në Izrael, ku Shqipëria përfaqësohet me këngëtaren Jonida Maliqi.

Në raport me 16 që ishin vitin e kaluar, këtë vit këngëtaret që këndojnë solo janë 14 dhe mes tyre bën pjesë edhe Jonida.

Eurovizioni i sivjetshëm është shumë afër dhe në të performojnë shumë këngëtare solo.

Blogu dedikuar muzikës europiane, “Wiwiblogs”, ka publikuar një renditje të këngëve më të pëlqyera.

Rezulton se Jonida renditet e dyta me 12.59% të votave. Para saj qëndron këngëtarja që përfaqëson Greqinë, Katerine Duska me 20.55% të votave.