Jo vetëm që po ikin, por shqiptaret po braktisin edhe shtetësinë, publikohen shifrat alarmante

2725
0

Për një pasaportë europiane rreth 3724 shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia e vendit të tyre në 7 vitet e fundit. Shifrat vlerësohen alarmante edhe në periudhën 2008-2013 kur u shënuan 3808 lënie shtetësie.

Arsyeja është themelore: kushtet më të mira të jetesës në Europë. “Ky numër do të vijë në rritje. Sepse njerëzit që shkojnë, qoftë me azil ekonomik, qoftë me punësim, ata sigurisht do të kërkojnë ambientimin andej”, thotë Ines Nurja Heba, pedagoge në “New York University” në Tiranë. “Kemi që në vitet ’90 që presim integrim në Bashkimin Europian”.

Të joshur nga një pasaportë ndërkombëtare, qytetarëve nuk iu resht dëshira për të ikur. Për vendin, largimi i shqiptarëve ka kosto sociale dhe ekonomike, ndërsa rikthimi i tyre në atdhe mbetet sfidë e vështirë, pavarësisht programeve që shpallin qeveritë për të mbiquajturin “kthimi i trurit”.

Sipas Eurostat, në periudhën 2012-2017, mbi 286 mijë shtetas shqiptarë që kanë përfituar një shtetësi europiane. Nga zyra europiane e azilantëve, Shqipëria ka numrin më të lartë të kërkesave në raport me vendet e Ballkanit perëndimor.