Tjeter SKANDAL/ Gjimnazistja godet pa mëshirë me shkelm kolegen tjetër në Tiranë (VIDEO)

340
0

Nuk kanë fund episodet e dhunës në Shqipëri. Fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri të dhunshme e cila ia ka transmetuar këtë frymë edhe vetë të rinjve.

Vetëm pak orë më parë u bëmë dëshmitarë të një sherri të rëndë banal mes disa vajzave 14-15 vjeçare të një shkollë 9-vjeçare në Tiranë. Ndërsa tani duket sikur radhën e kanë gjimnazet.

Një qytetar i paidentifikuar ka dëguar në redaksinë tonë një tjetër video të dhunshme. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në Tiranë në datë 22 shkurt, pra dy ditë më parë.

Qytetari shprehet se vajzat janë zënë për një djalë, pasi njëra nga vajzat komunikonte më të dashurin e vajzës tjetër. Nga pamjet filmike duket se si një vajzë bjonde që me sa dëgjohet në video e thërrasin Ana, godet pa mëshirë me shkelm vajzën tjetër të shtrirë në tokë. Në sfond dëgjohen rënkimet e vajzës së gjorë që po goditet.

Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë e Joq Albania si dhe videon:

Pershendetje Joq! Shiko cfare bejne gjimnazistat e Tiranes duke rrahur nje moshatare te tyre. Kjo video eshte bere me date 22 Shkurt, vendi i sakte nuk dihet. Jane zene per arsye te dashurish, njera nga gocat fliste me te dashurin e kesaj tjetres dhe per kete arsye kane ushtruar dhune mbi njera tjetren. Faleminderit.