Jo më Brad Pitt, ky është partneri i ri i Angelina Jolie

803
0

Duke qenë shumë e zënë me xhirimet e filmit të ri Angelina Jolie ka vendosur që këtë verë 6 fëmijët të pushojnë me babain e tyre, Brad Pitt.

Çifti pas ndarjes kanë pasur shumë debate sa i përket kujdestarisë së fëmijëve, prandaj këto pushime janë konsideruar si një hap drejt paqes mes tyre.

Shumë madje menduan se ata mund të riktheheshin bashkë. Mirëpo, kjo gjë duket disi e pamundur pasi Angelina Jolie ka një dashuri të re.

Mediat e huaja shkruajnë se Jolie është në një lidhje me truprojën e saj, me të cilin shoqërohet kudo. Çifti janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Those who wish me dead”.

Nga ana tjetër Brad Pitt nuk është përfolur për një lidhje të re. Për momentin ai po shijon pushimet me 6 fëmijët.