Jo karantinim total, mjafton të reduktohet orari i bareve dhe restoranteve

344
0

Mjeku i cili eshte pjese e komitetit teknik i eksperteve, Andi Koraqi thotë se nuk është koha që vendi të futet në karantinë të përgjithshme, por duhet të ketë një reduktim të orareve në bare dhe lokale, pasi transmetueshmëria është më e lartë në këto vende.

Sipas tij, nuk duhet të shkohet në asnjë mënyrë në mbushjen e të gjitha kapaciteteve spitalore pasi sistemi kalon në kolaps.

“Sigurisht masat vijnë duke u përshkallëzuar dhe janë indikatorët që e tregojnë se çfarë masash duhet të merrem. Nuk duhet të shkojmë në ezaurimin total të kapaciteteve spitalore, do të ishte një kolaps të sistemit shëndetësor. Masat e karantinimit shkojnë drejt kësaj për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Mendoj që për momentin nuk është e nevojshme një karantinim total, mjafton të bëhet një reduktim i orareve të bareve dhe restoranteve ose mbyllje e klubeve pasi është gjetur se transmetimi më i madh ndodh në këto nivele”, tha Koraqi për Abc News.