“Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet”- Pipero tregon cfare ndodh kur femijet ne shkolla rezultojne pozitiv por pa shenja klinike

Ne nje interviste per “Euronews Albania”, mjeku i njohur Pellumb Pipero tha se shoqëria ka reflektuar dhe është bërë më e ndërgjegjshme duke rritur masat mbrojtëse ndaj infeksionit të Covid-19.

 “Unë besoj se situata pak a shumë është e njëjtë në të gjithë rajonin. Në parametrat aktualë është nën kontroll. Kemi ende të bëjmë me një virus me shumë të panjohura, por duke marrë në konsideratë rastet pozitive dhe rastet që shtrohen në spital, besoj se se po kjo pandemia brenda shumë gjerave anormale që ka, unë them se situata është nën kontroll”, tha ai.  

“Edhe shqiptarët janë më të ndërgjegjësuar dhe më të kujdesshëm. Shoh më shumë njerëz që kërkojnë të respektojnë rregullat. Gjithsesi duhet më shumë përgjegjësi në bare, lokale dhe atje ku zhvillohen aktivitete ekonomike”, tha ai.

I pyetur nëse shkollat duhet të qëndrojnë të hapura në rast se konfirmohen raste pozitive, Pipero ndau këtë mendim: “Shoh që ka një lloj paniku, qoftë nga prindërit dhe arsimtarët.  Shkollat duhet të vijojnë të jenë të hapura, pasi pa u hapur shkolla nuk hapet shoqëria. Një person që del pozitiv dhe pa shenja klinike, për mua nuk ka arsye të karantinohet. Mjafton të mbajmë maskën si personat e tjerë”, theksoi Pipero. 

Ai u shpreh se jo çdo person që del pozitiv duhet të izolohet, por vetëm ata që kanë shenja klinike. Gjithashtu, mjeku Pipero nënvizoi faktin se fëmijët janë kategoria e shoqërisë më pak e rrezikuar nga coronavirus, ndaj nuk duhet parë situata me panik e frikë.

 “Në raste kur kemi të bëjmë me një person kontakti, pa shenja klinike, për mua të vendosi maskën dhe të vijojë aktivitetin. Të gjithë duhet të respektojmë udhëzimet që dalin nga ekspertët. Shumë pak mund t’ua kalojnë sëmundjen të rriturve. Nuk duhet të vendosim fëmijët në panik. Ta heqim mendimin izolim për fëmijët. Pra, duhet ta shikojmë rast pas rasti”, tha ai.

- Advertisement -

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Ndryshimi i orës, kur do të ndodhë dhe cfarë duhet të dini..

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo...

“Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe..

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.