Jetoni në shtëpi me qira? Vjen lajmi i keq që nuk do t’iu pëlqeje aspak

9153
0

Duke qenë se kërkesa për qira është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit dhe popullsia e Tiranës, e cila shtohet me mijera banorë të rinj cdo vit, sipas eksperteve pritet te ketë ende rritje të çmimit të qirasë.

Në zonat me pak te preferuara qiratë variojnë nga 300 deri në 500 mijë lekë të vjetra, por nga ana tjetër rroga minimale vijon të jetë 400 mijë lekë të vjetra, gjë e cila shtuar dhe rritjene cmimeve, e bën të pamundur rritjen e fuqisë blerëse të apartamenteve.

Edhe pse kemi rritje të çmimit të qirasë, kushtet e tyre zakonisht janë mjerisht skandaloze dhe shpesh të pabanueshme.

Por përpos çmimeve shumë të kripura të qirave, kushtet e agjencive imobiliare i detyrojnë qiramarrësit të nxjerrin nga xhepi njëherësh një shumë prej 1000-1500 Euro, si depozitë dhe paradhënie për shtëpinë e marrë, e cila e vështirëson edhe më shumë situatën për këtë kategori

 “Kushtet e agjencive kryesisht në Tiranë janë që minimumi i kontratës duhet të jetë 1 vjeçare, dhe paradhënia duhet të jetë 3 muaj, nga të cilat përfshihet, muaji i parë i qirasë, muaji i fundit dhe një muaj depozitë, për garanci për amortizimin apo dëmtimin e mobiljeve”, tha agjenti imobiliar, Erion Alimema.

Pyetjes nëse do të ketë një stabilizim të çmimit të qirave në kryeqytet agjentët imobiliar i përgjigjen kështu;

 “Aktualisht kërkesa vazhdon ta jetë e lartë dhe nuk mendoj që do ketë së shpejti stabilizim apo ulje të qirave, sepse të gjitha komplekset e reja që janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt do jenë të banueshme, qiratë do jenë akoma më të larta së ç’janë aktualisht”, thote ekspertja