Jeton prej 20 vjetësh në Amerikë, vjen në Shqipëri dhe merr gjobën 6 milionë lekë nga OSHEE

176
0

“Stop” ishte në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës Shkodër. Familja Topalli ankohet, se në total duhet të paguajë  rreth 6 milionë Lekë të vjetra për llogari të OSHEE-së.

Sipas Rrok Topallit, familja e tij ka ikur nga ky fshat në vitin 2004, duke mos përdorur më energji, teksa në sistem kontratën e kanë ende të pambyllur.

“Jemi zhvendosur në Lezhë që prej 20 viteve më parë dhe jemio pagues të rregullt që prej vitit 2006. Tashmë jemi debitorë prej disa mbifaturimeve dhe gjobave”, tha ai.

Ai thotë, se është dakord, që të paguajë vetëm detyrimet e mirëmbajtjes, por ankohet për dy gjoba, që kapin vlerën e dy milionë Lekëve për dy muaj të ndryshëm në vite të ndryshme.

“Kur kam qenë në Shqipëri jam munduar të ndjek ngjarjet, kam mbledhur dokumentet e nevojshme të gjitha faktet që vërtetojnë se mbifaturimet janë të paarsyetueshme. Kam takuar drejtorin e kompanisë elektrike në Bashkinë Vau i Dejës. E vetmja zgjidhje që më dhanë është të paguaj”, tha ai.

OSHEE Vau i Dejës erdhi në vend, për verifikimin e situatës, por nuk dihet se për çfarë janë vendosur këto shifra kaq të larta.

“Matësi është jashtë kushteve teknike. Është i dëmtuar. Në bazë të ligeve të bëjnë ankesën. Matësi nuk ecën. Ne do t’i japim një zgjidhje, por në vendngjarje kështu figuron”, tha pëfaqësuesi i OSHEE.

“Stop” i është drejtuar Drejtorisë Qendrore të OSHEE-së dhe pritet verifikimi i situatës.

/Klan/